Makina përplas dy vëllezërit shqiptarë, njëri nga adoleshentët ndërron jetë

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në në aksin rrugor Kastel-Platanos, në fshatin Traqila, Greqi, ku si pasojë një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij ka ngelur i plagosur.

Një makinë me turistë është përplasur me motorin ku po udhëtonin dy vëllezërit shqiptarë nga Librazhdi, ku gjeti vdekjen Dionis Qoshku, 17 vjeç dhe vëllai i tij Ersid Qoshku i cili ngeli i plagosur, ndodhet në Spitalin e Haniasë ku bëri ndërhyrje kirurgjikale dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Lajmin e konfirmoi shoqata Shqiptare Kisamo, e cila me anë të një postimi në Facebook ku i ka shprehur ngushëllimet familjarëve.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *