Aksidenti në Librazhd, burrë e grua ranë që mbrëmë në përrua por askush nuk i vuri re

Një aksident u raportua paraditen e sotme.
Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, mësohet se kanë ndërruar jetë Arjan dhe Majlinda Yze burrë dhe grua nga Devolli. Bëhet e ditur se ata ishin nisur nga Tirana mbrëmjen e djeshme dhe dyshohet se gjatë natës janë përfshirë në aksident duke përfunduar në lumin Shkumbin.

Gjatë gjithë natës nuk kanë marrë asnjë ndihmë, teksa mjeti i tyre u vu re vetëm mëngjesin e sotëm nga kalimtarët e tjerë që njoftuan menjëherë Policinë. Deri më tani nuk dihet se përse mund të ketë ndodhur aksidenti, teksa autoritetet po punojnë për të nxjerrë trupat e pajetë nga lumi Shkumbin.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *