Aktori Nik Xhelilaj merr rolin kryesor në serialin e famshëm turk. Ja ku do ta shohim

Aktori i mirënjohur shqiptar Nik Xhelilaj po ‘korr’ suksese të jashtëzakonshme në kinematografinë botërore, por veçanërisht në atë turke dhe gjermane. Tashmë do ta shohim pjesë të një seriali turk, i cili është një nga projektet më të rëndësishme të televizionit që ka bërë edhe njoftimin.

“Birsen Altuntas” është kanali televiziv i cili bashkëngjitur fotos së Xhelilajt ka shkruar se ai do të jetë aktori protagonist në sezonin e dytë të serialit “Emanet”.

“Është shpallur aktori kryesor mashkull i serialit të përditshëm “Emanet”, i prodhuar nga Karamel Yapım. Nana Stambolishvili do të shoqërohet nga aktori i ri Nik Xhelilaj si personazhi i Poyraz. “Emanet” do të vijë me episodet e reja çdo ditë në orën 19.00!”

Më herët në një intervistë për Living, ylli kinematografik i pyetur se në bazë të cilit kriter e pranon ofertën për një prodhim nga aspekti financiar, roli apo skenari, ai është shprehur se: “Kohët e fundit nga të tria. Kam qenë më idealist para disa vitesh, por pas pandemisë ritmi i jetës ka ndryshuar. Mundohem t’i vë në ekuilibër të tria”. Dhe siç duket ky serial i është përshtatur në të tria pikat e tij të rëndësishme.  

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *