Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua këtë të martë në Kavajë, ku 49-vjeçari Bledar Rako u arrestua nga Policia pasi akuzohej se ka abuzuar seksualisht me të bijën 15-vjeçare.
Ka qenë kjo e fundit që në një bisedë me psikologen e shkollës ka rrëfyer se abuzohej nga i ati. Por në dëshmitë paraprake të dhënë para hetuesve, 49-vjeçari ka mohuar akuzat teksa është shprehur se nuk e ka prekur me dorë të bijën. Njësoj ka pohuar edhe nëna e vajzës, e cila pretendon se e bija po mashtron.
Vajza nga ana tjetër është shprehur se i ati e ka detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë 4 viteve të fundit, ndërsa hera e fundit që kjo ka ndodhur, ka qenë para një viti. E mitura është dërguar në Durrës për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, por mësohet se ka refuzuar ti nënshtrohet ekzaminimit. Nuk dihet arsyeja pse e mitura refuzon të pranojë ekzaminimet, ndërkohë hetimet janë duke vazhduar.
48-vjeçari tashme është në pritje të masës së sigurisë që do të caktojë gjykata për të.