Alda Klosi del nga spitali, e fusin në të njëjtin burg me pastruesen që “e vodhi”

Ish-zyrtarja Alda Klosi ka lënë spitalin mesditën e sotme dhe është transferuar në burg pasi gjykata i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Klosi është transferuar në burgun e grave 325 te “Ali Demi”, institucion ku qëndron dhe pastruesja që ishte punësuar në banesën e saj, Rozeta Dobi. 42-vjeçarja është vendosur ne dhomën e observimit të paraburgimit ku do qëndrojë 5 deri në 10 ditë dhe me pas do të kalojë në dhomë paraburgimi.

Alda Klosi akuzohet për 3 vepra penale: për pastrim parash, deklarim të rremë dhe fshehje pasurie. Arrestimi i saj erdhi pas zbardhjes së dëshmive nga punonjësja e saj e cila akuzohet se ka vjedhur më shumë se 500 mijë euro para dhe sende me vlerë në banesën e Klosit ku ajo punonte si pastruese.

Dëshmitë e Klosit dhe Dobit kanë qenë kontradiktore në shumë raste por të dyja janë lënë në burg.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *