Alma Kaçi “zbulon” skandalin tjetër të Safet Gjicit: Sekretarja dilte nga zyra e tij e zhubravitur!

Alma Kaçi, gruaja që u shfaq në video-skandalin në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit, ka treguar se ka mbi 11 vite që merret me punë investigative. Ajo tha se është për të ardhur keq që e gjitha u keqinterpretua, abuzuesi doli viktimë dhe viktima doli abuzues.

“U bëra e njohur për shkak të një videoje, tani të gjithë e dinë, por më vjen keq sepse e gjitha u keqinterpretua, abuzuesi doli viktimë dhe viktima doli abuzues.

Unë jam marrë me punë investigative për prej 11 vitesh. Sic u përfol në media, është e vërtetë jam një aktiviste për të drejtat e kafshëve, pasi i dua shumë kafshët. Kam 3 vite që i mbrojë, por nuk kam shoqatë.

Shkova të zyra e ish–kryebashkiakut pasi kisha dëgjuar që nëse një femër t’i pëlqente, direkt do bënte ato veprime që u demostruan në publik,” tha Alma Kaçi.

Në dëshminë e saj, gruaja që u shfaq në video-skandalin në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit theksoi me siguri se nuk është hera e parë dhe e vetme që një situatë e tillë ka ndodhur në zyrat e shtetit. Ajo u shpreh me bindje se Gjici ishte abuzues dhe femrat e tjera e kanë frikë prandaj heshtin dhe nuk reagojnë.

Ajo foli pa dorashka, teksa nuk nguroi të përmend edhe sekretaren e Safet Gjicit, për të cilën tha se “hynte e trukuar në zyrë dhe dilte e patrukuar.”

“Unë nuk jam e para, çdo femër atje… sepse këtu kanë frikë të denoncojnë dhe stepen. Unë e mora guximin dhe e demaskova një njeri të tillë. Më vjen keq edhe për sekretaren e atij, pasi hynte e trukuar dhe dilte e patrukuar. Pse ajo heshti: Pse ajo duhet ta suportonte dhe kapercente këtë fenomen? Ne jetojmë me frikë…” tha Kaçi.

Ndërsa përsa i përket publikimit të videos, ajo rrëfeu se gjëja e parë që bëri ishte të shkëpuste internetin dhe t’i merrte telefonin djalit, nga frika se i biri mund të shikonte pamjet e papërshtshme bruto. Më tej, ajo tha se videoja është publikuar nga një person i afërt.

“Videoja është publikuar nga një person që unë e njoh. Kur u bë videoja virale dhe më vjen një mesazh që u bë virale nga një kolege. Heq internetin e shtëpisë dhe marr telefonin e djalit sepse ishin pamje bruto. Ajo do të publikohej e mbuluar dhe jo bruto.

Mua më kanë arrestuar krejt papritur. Më ndalin 6-7 policë sikur të kisha bërë vrasje. Mënyra se si më ndaluan, sepse në fund të fundit jam femër. Nuk kam pasur lidhje me Gjicin, sepse edhe me mbiemër kam përdorur një tjetër,” tha Kaçi.

E përlotur, Alma Kaçi tha se edhe pronari i shtëpisë kishte tentuar me çdo kusht ta largonte nga shtëpia pasi kishte frikë se mos do i vinin bombën.

“Kjo situata e fëmijës më vret. Djali është 12 vjeç. Një nxënës ekselentë dhe kjo më vret më tepër. Unë jam e divorcuar prej 6 vitesh nga ana ligjore, a e njeh fare. Ai ka krijuar një familje jashtë vendit, nuk jeton këtu.

Situata është katastrofë. Unë jetoj me qira. Pronari i shtëpisë kishte frikë se do t’i vinin bombë. Ka prerë ujin dhe dritat sepse do që të largohemi. Mami vetëm vjen dhe mbush ujë e ikën. Nuk kemi drita dhe ujë. Djali shkon dhe karikon elektrikun nëpër lokale. Pronari i shtëpisë kërkon që të dalim nga shtëpia. Në këtë situatë që ndodhi të gjithë më kanë mbyllur telefonin, jam e izoluar,: tregoi Alma Kaçi.

Ndëra për foton e bërë publike pak kohë më parë, ku duket me ish-kryeministrin Sali Berisha ajo tha se nuk ka asnjë lidhje me historinë, por thjesht u shpreh se e admiron si politikan.

“E admiroj si politikan dhe kaq. Fotot nuk kanë asnjë lidhje me historinë,” tha Alma Kaçi në një intervistë ekskluzive.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *