Anila Hoxha: Këto janë lagjet e Tiranës ku pihet kokainë dhe hashash, shpërndarësit përdorin kode

Gazetarja Anila Hoxha tregon për “Top Story” zonat e kryeqytetit ku konsumohet drogë, ndërsa shprehet se rrjete të mëdha kriminale veprojnë të lirë.

Hoxha liston zonat e Tiranës ku pihet hashash, kokainë apo heroinë.

“Jemi duke folur për 21 dhjetorin, ish-Parku i autobusëve ku konsumohet heroinë, Lapraka… Zonë hashashi ka në Kombinat, në qytetin e nxënësve në afërsi të universitetit”.

Zonë kokainë janë edhe lokalet e natës, thotë gazetarja, që nuk janë prekur ende nga operacionet policore.

Këtë të mërkurë, në kryeqytet u godit një rrjet kriminal që shpërndante drogë nëpër shkolla.

24 persona, mes tyre 2 vajza prej shumë kohësh shpërndanin drogëra të të gjitha llojeve në kryeqytet. Tregun e shitjes ata e kishin siguruar pranë lokaleve të natës dhe shkollave të ndryshme në Tiranë dhe Kamëz.

Falë hetimeve të nisura që në janar të këtij viti policia arriti të provojë se shpërndarësit në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në disa grupe dhe shpërndanin lëndë narkotike në zona si Ali Demi, rruga Bardhyl, Oxhaku, zona e Bllokut dhe shkolla Petro Nini, Stacioni i Trenit, ish-Parku, Lapraka etj.

24 shpërndarësit ishin angazhuar për të mos u identifikuar nga policia. Shpërndarjen e drogës ata e kryenin duke lëvizur me transport publik ndërsa për drogëra të ndryshme përdornin kode. Gjatë operacionit u sekuestruan më shumë se 2 kilogramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash dhe 29 aparate celulare.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *