Arbër Çepani ndahet nga e dashura, vetëm dy muaj pasi dolën publikisht në emision

Ai figurë publike dhe sipërmarrës i njohur, ajo regjisore. Një ndër çiftet më të bukur të “showbizz”-it shqiptar të cilët prej gati 2 vitesh, e kishin bërë publike lidhjen e tyre, i japin fund lidhjes.

Arbër Çepani dhe Arnita Beqiraj që prej kohësh ishin shndërruar në një nga dyshet  më të pëlqyera në rrjetet sociale, kan9 fshirë çdo gjurmë të njëri-tjetrit nga rrjetet sociale. Të dy kanë larguar të gjitha fotot që kishin me njëri-tjetrin, madje as nuk e ndjekin njëri-tjetrin. Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, Arbri ishte pjesë e “Dancing With The Stars”, ku javë pas jave performonte krah balerinës së tij, Erisës.

Nga ana tjetër, Arnita ishte ndër mbështetëset më të zjarrta të tij, duke e përkhrahur atë edhe publikisht. Ish-fituesi i “Big Brother 1”, Arbër Çepani, ka folur për herë të parë në një intervistë televizive së bashku me partneren e tij .Teksa ishin të ftuar në “Goca dhe gra”, Arbri rrëfeu se si është njohur me ish-misin e Shqipërisë. “Në emisionin që unë prezantoja për tre vite, sa ika unë erdhi në regji Arnita”, tha me shaka ish-fituesi.

“Unë kam punuar në produksione të mëdha. Një produksion kërcimi e kam bërë për gjashtë vite. Ia njoh të gjitha dinamikat. Kur Arbrit i erdhi propozimi, i thanë vetëm një orë në ditë do merret me prova. I thashë një orë në ditë ta harrosh. Unë jam e mendimit që secili vendimet duhet t’i marrë vetë, të tjerët mbetet ta mbështesin. Arbri e kishte vërtetë shumë dëshirë dhe kam përshtypjen duket (qesh)”, u shpreh ish-mis Shqipëria. “Nuk do t’i vija notë. Mund të veçoj performancën që deri tani më ka pëlqyer më shumë, ishte samba, që kishte ardhur shumë bukur në skenë, koloriti, kërcimi, raporti i tyre ishte shumë i bukur. Këtë mund ta veçoj si këngën”, përfundoi ajo. Më herët, Arbri ka zbuluar edhe detaje të tjera nga historia e dashurisë me Arnitës. I pyetur se si janë njohur, ai tregoi se i ka bërë bashkë profesioni dhe ambientet e përbashkëta që frekuentonin, ashtu si edhe dashuria për gjërat e bukura.

“Njerëzit e mirë i përputh universi, kështu që jemi përputhur nga energjia e mirë besoj. Jemi njohur nga ambientet e përbashkëta, profesioni, dashuria për gjërat e bukura…”, u shpreh Arbri, i cili, duke u munduar ta anashkalonte temën, e mbylli duke thënë: “Nuk e kam me vete zonjushën, por ju puthim virtualisht”. Arbri zgjodhi ditën e lindjes së Arnitës për të zyrtarizuar lidhjen e tyre në rrjete sociale. Në një festë me miq të ngushtë, Arnita festoi ditëlindjen në jug të Shqipërisë dhe në biznesin që Arbri e menaxhon prej vitesh. Organizatori kryesor kishte menduar të gjitha detajet e festës surprizë për të bërë të lumtur të dashurën.

“Urime për një udhëtim tjetër rreth Hënës”, ishte mesazhi që i shkroi Arbri Arnitës në krah të postimit, pas së cilit kanë vërshuar urimet e të gjithë miqve të çiftit. Që nga ai moment, Arnita dhe Arbri ishin të pandarë, duke publikuar shpesh foto nga e përditshmja e tyre, por edhe nga udhëtimet e tyre.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *