Grupi i famshëm italian vjen në Vlorë, performojnë në teatrin e qytetit

“Ricchi e Poveri” vijnë në Shqipëri, grupi i famshëm italian do të këndojnë në Vlorë hitet e viteve ‘80”, grupi i famshëm i pop-it italian vjen në Shqipëri. Hitet e njohura të grupit do të vijnë për publikun vlonjat në skenën e teatrit “Petro Marko” në mbrëmjen e së martës.

Ky koncert do të realizohet falë iniciativës së biznesmenit vlonjat, Sinan Idrizi i cili pranon se synimi është që Vlora mos të humbë kulturën italiane e cila influencoi breza të tërë.

“Politika dhe biznesi të mos e shohin Vlorën vetëm për zgjedhje apo si vend tenderësh, por t’i bashkohen nismave të tilla për jetën artistike dhe kulturore të qytetit”, tha Idrizi.

Por “Ricchi e Poveri” nuk do të jenë të vetmit sipas Idrizit, pasi në vijim për çdo muaj këngëtarë apo grupe të njohura të muzikës italiane, emra të njohur si Toto Cutungo, Giani Morandi, Vasko Rosi apo edhe të tjerë do të performojnë në qytetin e Vlorës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *