Arrestimi i Viola Sterjos, 4 denoncime ndaj saj në Korçë e Pogradec, si u mori miliona lekë qytetarëve

Katër denoncime janë bërë pak kohë më parë për Drejtoreshën e Mjedisit në Tiranë, Viola Serjo, e cila u arrestua pasi ka përfituar përmes mashtrimit një shumë të konsiderueshme monetare, që fillon nga 20-90 mijë euro. Denoncimet për të janë bërë nga qytetarë nga Korça dhe Pogradeci.

Në 12 dhjetor 2022 në prokurorine e Korçës ka bërë kallëzim një qytetar i cili kishte nje pronë në Voskopoje dhe në të donte të ndërtonte një hotel. Ai përmes një të njohuri kishte takuar Sterjon, punonjese e AKSH it në atë kohe, e cila i kishte premtuar se do të nderhynte tek AZHBR për të perfituar nje grand. Fillimisht denoncuesi i ka dhënë Sterjos 57 mijë euro dhe 1.000.000 lek.

Nje qytetar nga Pogradeci gjithashtu ka bërë denoncim se i ka dhënë Viola Sterjos shuma të ndryshme, 9 mijë si fillim dhe më pas 28 mije euro për të ndërhyrë tek AZHBR që të përfitonte një grant prej 1. 2 milion euro për të ndertuar një bujtinë.

Një tjetër qyetar nga Korça sipas Prokurorise se Korçës i ka dhënë Sterjos 160.000 euro pasi ajo i ka premtuar një grant prej 2.2 milionë euro. Pas disa muajsh denoncuesi i cili nuk e kishte perfituar grantin i ka kërkuar Sterjos tja kthente shumën e lekëve. Por ajo i kishte thënë, se granti nga 2.2 milion euro do të shkonte në 4.5 milion euro.

39-vjeçarja, Viola Sterjo dyshohet se ka ngritur një skemë mashtrimi duke i marrë para qytetarëve me qëllim ndikimin e saj në institucionet e shtetit.

Sterjo dyshohet se ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë nga 20 mijë euro deri në 90 mijë euro. Subjekteve, ish-drejtoresha u kishte premtuar subjekteve se do të ndërhyjë për të fituar projekte nga AZHBR-ja (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural).

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *