Arrestohet 24-vjeçari i shpallur në kërkim, si e transportonte drogën nga Erseka në Greqi

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë mëngjesin e sotëm në qytetin e Ersekës, pasi ishte shpallur në kërkim, për trafik droge.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, teksa u arrestuan në flagrancë edhe 3 shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me Pinën ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në kërkim është shpallur dhe një 35-vjeçar me inicialet G.D.
Njoftimi i policisë:

Korçë/Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Restart 14”, i zhvilluar 4 ditë më parë. Vihet në pranga 24-vjeçari i shpallur në kërkim, i cili në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë (3 prej tyre të arrestuar), do të transportonin 8.2 kg lëndë narkotike kanabis. Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të implikuar në veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, të goditur në kuadër të operacionit policor të koduar “Restart 14”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, kapën dhe ndaluan njërin nga dy shtetasit e shpallur në kërkim gjatë operacionit, konkretisht:

-K. P., 24 vjeç, banues në Ersekë

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *