Arrestohet 34 vjeçarja në Korçë, mashtronte bizneset duke përfituar para

Një 34-vjeçare ka rënë në prangat e policisë në Korçë, pasi mashtronte pronaret e bizneseve, duke përfituar para.

Rezarta Laçka 34 vjeçe, banuese në Korçë ishte shpallur në kërkim pasi kishte përfituar shuma parash nga pronaret e tre bizneseve, duke i mashtruar ato.

Nga hetimet e kryera rezulton se 34-vjeçarja ka shkuar në bizneset e shtetaseve F. M., I. F. dhe M. D., në qytetin e Korçës dhe në fshatin Pirg, Maliq, dhe dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar prej tyre, në total 160 000 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *