Arrestohet çifti i të rinjve në Tiranë, drejtonin grupin që shpërndante kokainë dhe kanabis (Emrat)

Policia, pas një hetimi disamujor, ka shkatërruar një grup kriminal që shpërndante drogë në klubet e natës dhe në zonat e Tiranës që frekuentohen nga të rinjtë, në kuadër të  operacionin policor të koduar “Kodra e Diellit 3”.

Të arrestuarit janë: Herald Rexhepaj 35 vjeç dhe Viola Bendaj 31 vjeçe, (dy kokat e grupit) si dhe Arolf Harizi 19 vjeç, Arlind Aga 20 vjeç, Xhersildo Arifllari 21 vjeç, Dashamir Shehu 46 vjeç, Devis Saliaj  19 vjeç, Indrit Gjoshi 22 vjeç.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. R., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe kanabis, në sasi të mëdha, dhe më pas i shitnin ato në zona e lartëpërmendura. Madje, ata komunikonin me kode. Kanabisin e quanin pica, ndërsa kokainën, birrë.

Në cilësinë e provës materiale, gjatë zhvillimit të gjithë operacionit janë sekuestruar 650 doza cannabis sativa, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qindra qese farmaceutike që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike, dhe 5 aparate celulare.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *