Artan Hoxha: Policia zhvilloi një operacion për kapjen e Klodian Zotos në Korçë

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Policia e Shtetit ka organizuar një operacion për arrestimin e Klodian Zotos në Korçë. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se kjo gjë ka ndodhur në momentin që Zoto është shpallur në kërkim lidhur me aferën e inceneratorëve. Ai tha ndër të tjera se dyshimet ishin që Zoto fshihej në juglindjen e vendit, por që nuk e kanë gjetur aty.

“Klodian Zoto ka qenë në Shqipëri, në kohën që doli që ishte në kërkim. Ishte në Shqipëri. U bë një operacion i policisë.Ata mendonin që ishte në juglindje të vendit, në zonën e Korçës nuk e gjetën. Ata mendonin që ishte Klodian Zoto aty dhe nuk e arrestuan,”- tha Hoxha.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *