“As në luftë nuk ikin kaq shumë njerëz”, Armaldo tregon sa e ka rrogën dhe të ftuarit tregojnë pse po braktiset vendi

Mbrëmjen e sotme ka filluar sezoni i dytë i emisionit të vëllezërve Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, ‘Më lër të flas’ sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.

Në mbrëmjen e sotme tema e diskutimit me një panel të përbërë nga Bora Muzhaqi, Armaldo Kllogjeri, Xhensila Pere, Adriatik Lapaj ka qenë në lidhje me largimin e të gjithë shqiptarëve jashtë vendit për një jetë më të mirë. Ndër të tjera Armaldo tregoi rrogën e tij si tenor dhe tha se e ka 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra. lidhje me këtë temë anëtarët e panelit u shprehën se:

Adriatik: Këtu është bërë një lëmsh i madh që duhet rekuperuar, të abandonosh dhe të braktisësh vendin tënd as në luftë nuk ndodh. Ajo që po zgjat shumë këtu është makutëria e klasës politike e cila e ka vjedhur, po e vjedh dhe synon ta vjedhë Shqipërinë dhe ky është një problem shumë i madh.

Bora: Është shumë e thjeshtë të vendosësh fajin dhe të vendosësh gishtin por unë po e filloj me mënyrën se si unë fillova të bëj punën, që në shtator të vitit 2021 një nga gjërat e para që unë fillova të bëja ishte takimi me të rinjtë në të gjithë Shqipërinë, aryseja se pse e bëra këtë është se shpesh herë ka raporte që thonë se të rinjtë po ikin prej kësaj, në fakt këto raporte shkruhen nga palë që janë të anshme dhe mendova që ta bëja vetë këtë punë dhe t’i pyesja vetë të rinjtë. Rezulton që janë një sërë arsyesh, politika nuk ishte çuditërisht tek arsyet. Pikat kryesore janë arsimim më i mirë, një e ardhme më e mirë.

Xhensila: Kam përshtypjen që nuk kemi nevojë që të krahasojmë Shqipërinë me vendet e Europës. Unë jam rasti tipik i një vajze që ka jetuar jashtë dhe që u rikthye për shkak të mallit për vendin. Shqipëria ka një paradoks të madh mes standartit të jetesës, rrogave dhe çmimeve. Jo në politikë, por po flas si një qytetare, u riktheva me dëshirën më të madhe.

Sipas saj, arsyeja që ka dashur ta vazhdojë atje ëndrrën e saj është për arsye monetare, duke qenë se këtu në Shqipëri nuk mund të arrish atë që dëshiron.

“Pasi kalon të 30-tat ti bën një llogari shumë të thjeshtë, ku ti mendon se këtu nuk kam asnjë të ardhme për tu sistemuar”, tha Pere.

“Rroga që ne marrim është e papërballueshme me çmimet që janë në treg”, tha ajo, ndërsa për rrogën e saj të fundit zbuloi vetëm se ka qenë mbi mesataren.

“Jeto sot për sot. Ai që ikën te vendi që shkon nuk është fushe me lule, ai nga vetja do japë edhe atje. Këtu ke lodhje psikologjike, atje ka lodhje fizike, por ku shkon në darkë në shtëpi, shkon e qetë”, u shpreh modelja.

Po ashtu edhe këngëtari Armaldo Kllogjeri i ftuar në “Më lër të flas”, është një ndër ata që kanë emigruar për një jetë më të mirë. Ish-banor i Big Brother Vip, ka emigruar në Greqi në moshën 21-22 vjeçare.

“Sapo kishim dalë nga regjimi. Arsyeja pse u ktheva ishte për çështjen e letrave. Nëse do kisha letra do qëndroja”, tha ai.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *