Familja Kazhani e cila përjetoi tmerr me ashensorin në Astir kanë dhënë dëshmitë e tyre. Për mediat, ata deklaruan se jetonin prej shumë kohësh me qira në banesën në Astir. Ata bënë me dije se në momentin që është hapur dera në katin e 5 dhe do dilnin prej aty, ashensori është shkëputur menjëherë dhe me shpejtësi ka rënë në katin zero. Sipas familjes Kazhani prej ditësh ata e kanë përdorur ashensorin dhe nuk ka pasur probleme.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 19:30. Familja Kazhani mori ashensorin për t’u ngjitur në katin e 5 ku kanë banesën dhe në momentin që ashensori ka mbërritur pësoi avari duke u shkëputur dhe rënë në katin zero. 5 pjestarët e familjes kanë marrë lëndime të lehta dhe pa pasoja, e vetmja që ka pasur dëmtime ka qenë 56-vjeçarja Selvije Kazhani, e cila ka bërë ekazaminime në spitalin e Traumës dhe pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali.
Shkak për rënien e ashensorit është bërë pesha më shumë nga sa ishte e lejuar, pasi brenda në ashensor lejohej hyrja e vetëm 2 personave ndërkohë që përveç çiftit Sinan dhe Selvie Kazani kanë qenë edhe 3 persona të tjerë të së njëjtës familje.