Babai i Deamishel: “Shoqëria jonë duhet të solidarizohet me të, Luizi është në moshën e babait të saj”

Babai i Dea Mishel ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, ku foli për lojën e së bijës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.

I ati i banores së shtëpisë më të famshme në Shqipëri u shpreh se Dea ka treguar karakter dhe se ‘është e vërtetë dhe e drejtë’.

“Të thuash sot të vërtetën krijon armiq. Vajza ime ka treguar karakter. Tregoi karakterin e saj, pavarësisht se është e ëmbël. Përballë padrejtësisë qëndron e fortë. Nëse zgjat programi, ju do ta shikoni, ajo nuk fyen, është sjellë me edukatë. Nuk i shmanget padrejtësive. Nuk ka mashtruar, nuk ka bërë prapaskena. Unë e shoh siç është në jetën e përditshme, nuk ka ndryshime”, tha babai i Deas.

Ky i fundit më pas tha se ka ankesat e tij për njerëzit që janë brenda në BB VIP2 apo edhe ato jashtë.

“Është një paraqitje e shoqërisë shqiptare aktuale, që kalojnë në ofendime të rënda. Ju e patë në prime-n e kaluar. Bullizohet një femër, janë bullizuar të gjitha për mendimin tim.

Problemi është se Dea bullizohet, fyhet, do të shkel me këmbë, nga një mashkull që është babai i saj në moshë, e shoqëria shqiptare në vend që të reagojë, solidarizohet me të. Dea as ka fyer, as ka bullizuar njeri”, shtoi ai.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *