Atentat 42 vjeçarit në Tiranë, babai: Nuk i kemi rënë në qafë askujt

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mëngjesit të sotëm në zonën Don Bosko në Tiranë.

Babai i 42-vjeçarit, Rudolf Zefi që i shpëtoi plumbave teksa po drejtonte mjetin, thotë se nuk kanë probleme me askënd dhe se në momentin kur autori ka qëlluar, në makinë ishin të dy djemtë e tij të cilët kanë shpëtuar mrekullisht.

“Nuk i kemi rënë askujt në qafë. Nuk e di përse na ka ardhur”, ka thënë ai.

Ngjarja është denoncuar nga Zefi mëngjesin e sotëm. Ndërsa policia po heton për të rënë në gjurmët e autorit i cili nga kamerat e sigurisë është parë duke lëvizur më këmbë pasi qëlloi me armë drejt dy vëllezërve.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *