Atentat të riut në Tiranë, shoqërohej me një vajzë në makinë

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e kësaj të mërkure.Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës në Tiranë ku disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë drejt një makine e cila po drejtohej nga i riu me inicialet H.XH.

Mësohet se pasagjere në makinë ka qenë dhe një vajzë, e cila nuk ka patur dëmtime. Burime bëjnë me dije se disa persona të maskuar i kanë bërë pritë 21-vjeçarit e më pas kanë qëlluar me armë zjarrit drejt makinës së tij.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur të lënduar ndërkohë Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për indentifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të atentatit.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprakMë datë 18.10.2023, rreth orës 21:30, në Shkozë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin H. Xh., 21 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *