Ministria e Brendshme shqiptare ka reaguar zyrtarisht në lidhje me atentatin me 6 të vrarë në Greqi, mbasditen e së martës.
Sipas njoftimit, thuhet se autoritete greke kanë njoftuar ato shqiptare duke i bërë me dije se viktimat kanë shtetësi turke dhe jo shqiptare.
“Zyra e Ministrit te Brendshëm ka ndjekur prej momentit te pare ngjarjen ne Greqi dhe nga informacioni paraprak nga autoritetet greke jemi informuar se viktimat kane shtetësi turke me karta identiteti te një vendi te BE.’- njofton Ministri i Brendshëm.