Atmosferë festive, Dita e Verës kremtohet në Korçë! Qytetari: Zjarrin e kemi për mbarësi

Qytetarët korçarë pritën të parët Ditën e Verës. Në lagje dhe rrugicat e qytetit, fëmijët e të rriturit u grumbulluan rreth zjarreve mbrëmjen e së martës duke uruar njëri-tjetrin për një verë sa më të mbarë.

Karakteristikë e ritualit pagan që simbolizon largimin e dimrit dhe ardhjen e stinës së pranverës është edhe kapërcimi i zjarrit nga fëmijët.

“Unë jam shumë i gëzuar për të parë këtë festë shumë të bukur. Jam shumë i gëzuar që janm i krishterë dhe po shikoj tërë këto zjarre kaq të bukura”, shprehet një fëmijë.

Amvisat korçare në vigjilje të kësaj dite lyejnë vezët e kuqe që simbolizojnë bujarinë dhe mbarësinë që sjell pranvera.

“Është një festë pagane që na pëlqen ne korçarëve ta festojmë çdo vit. Ikën dimri e vjen Pranvera. Zjarrin e kemi për mbarësi. Këtu janë fëmijët të gjithë edhe myslimanë edhe të krishterë. Qoftë një vit i mbarë dhe i begatë për të gjithë”, thotë një qytetar.

Tradita e ndezjes së zjarreve pason me mëngjesin e 1 Marsit, i cili çdo vit bashkon cdo familje rreth tryezës festive me gatime tradicionale.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *