Avokatja e njohur shqiptare Denisa Daka ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë. Sipas miqve të saj Daka kishte nevojë për transplantin e palcës kurrizore, por këtu shteti nuk e mundëson dhe askush që ka punuar me djersë nuk arrin dot të mbulojë kostot për të shkuar jashtë shtetit.
Avokatja që mbronte fort të drejtat e njeriut dhe të grave në veçanti, ka lënë pas dy fëmijë të cilët përveçse humbën nënën e tyre, nuk kanë edhe shtëpi, pasi atë e shitën.
Të gjitha kursimet e tyre dhe të ardhurat që kanë pasur, i kanë shpenzuar për ta mbajtur nënën sa më gjatë në jetë, nismë që u mbyll sot me largimin e Denisës nga kjo botë. Për këtë arsye, miqtë e familjes kanë vendosur të hapin një ‘GOFundme’, në mënyrë që çdo njeri të kontribuojë për fëmijët që janë ende në moshë të mitur dhe kanë mbetur pa nënë e pa baba. Qëllimi është që çdo qytetar të bëhet familja e fëmijëve të avokates duke i ardhur në ndihmë me aq sa ka mundësi dhe dëshirë.
Nëse doni të kontribuoni KLIKONI KËTU