Foshnja 1 vjeç infektohet me SIDA, prindërit: E mori në QSUT

Dita e sotme është dita e ndërgjegjësimit kundër Hiv AIDS, ndërsa sipas të dhënave zyrtare në vendin tonë shifrat po rriten me shpejtësi.

Vetëm këtë vit janë identifikuar 80 raste të reja në Shqipëri, mes të cilëve dy janë fëmijë. Ndërsa në total 11 njerëz kanë humbur jetën nga ky virus.

Ende po hetohet se si një foshnje 1 vjeçare është infektuar me SIDA, pasi prindërit kanë dalë të dy negativë. Dyshimet janë se fëmija mund të ketë rënë në kontakt me të vetëm në sistemin shëndetësor. Djali i vogël ka qenë i shtruar në QSUT. Pasi është trajtuar në pediatrinë infektive, fëmija është transferuar në një shtet fqinj për një trajtim më të specializuar. Ngjarjen familjarët e cilësojnë tepër të rëndë dhe nënvizojnë se nuk kanë gjetur zgjidhje nga autoritetet shqiptare, ndërsa shprehen se nga kjo situatë u është shkatërruar jeta.

Në të gjithë vendin  janë 1506 persona të infektuar me Hiv Aids, një pjesë e tyre trajtohen me antiretrovirtale.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *