Baba i dy fëmijëve, ky ishte 34 vjeçari që humbi jetën dje në fasoneri

Taulant Dika, ka humbur jetën tragjikisht një ditë më parë në Thumanë pasi e ka zënë tranxha, një makineri që përdoret për prerjen e shollëve të këpucëve në fasoneri.

Policia thotë se ka arrestuar Fredi Kaleshën, me detyrë administrator i fasonerisë, për veprën penale shkelje e rregullave në punë. 

Aksidenti ka ndodhur teksa 34-vjeçari po spostonte tranxhën dhe kjo e fundit nga pesha e madhe ka rënë duke e zënë poshtë. Fasoneria është rreth 100 metra larg banesës së viktimës dhe është në pronësi të Alfred Kaleshës. 

Burime bëjnë të ditur se për aksidentin në punë nuk është njoftuar as qendra shëndetësore Fushë-Krujë dhe as spitali i Krujës dhe nuk dihet se kush i ka dhënë ndihmën e parë viktimës.

Fasoneria ka vetëm pak kohë që është hapur në zonën e Thumanës.

Taulant Dika ishte baba i dy fëmijëve.  

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *