Baba i tre fëmijëve, ky ishte 42 vjeçari që u vra sot në Lezhë

Personi në foto është Nikolin (Marku) Lekstakaj, i cili u ekzekutua pasditen e sotme në Balldre, Lezhë.

Ai ishte babai i tre fëmijëve që kishte jetuar për disa vite në Angli dhe ishte kthyer prej kohësh në vendlindjen e tij.42-vjeçari, i cili njihej me nofkën ”Toli”, u qëllua rreth 300 metra larg nga banesa, sapo doli nga dyqani me një pije freskuese në dorë, ndërsa ndodhej në shoqërinë e vëllait të tij.Bëhet e ditur se viktima i kishte shpëtuar edhe një atentati në vitin 2012, ku një sasi lënde plasëse ishte vendosur në mjetin e tij dhe shpërtheu gjatë lëvizjes, por Lekstakaj asokohe nuk u dëmtua.

Ndërkohë motivi i vrasjes dyshohet hakmarrja mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj, një konflikt i nisur prej vitit 1997 dhe që ka sjellë disa viktima nga të dy fiset.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *