35-vjeçari që u shpall i zhdukur disa ditë më parë nga babai i tij në Lushnje është gjetur i vdekur. Mësohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai u gjet i vdekur në një tokë he sipas konstatimeve të policisë nuk janë gjetur shenja dhunë.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 17:30, në afërsi të lagjes “18 Tetori”, Lushnjë, është gjetur i pajetë në një pjesë toke(arë), shtetasi M. L., 35 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë në datën 10.12.2022, pasi babai i tij kishte bërë kallëzim për largim nga banesa të djalit të tij i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes