Dogji të gjallë të dashurin, zbulohet foto e 56 vjeçares me viktimën dy muaj para ngjarjes

Kjo foto është shkrepur në vitin 2015, dy vite para se Menduh Kurtdeda të vritej nga partnerja e tij, Marjeta Karaj. Policia e Tiranës njoftoi këtë të enjte zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ku 61 vjeçari u dhunua dhe u dogj për së gjalli nga e dashura e tij, djali i saj dhe shoku i këtij të fundit.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezulton se të 3 këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, shtetasin Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë, në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Më pas, shtetasit B. K. dhe G. N., e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse”, njoftoi kryepolici i Tiranës, Lenc Panganika.

Fotoja që neësbomb.al po e publikon, është marrë nga llogaria e mbetur hapur në Facebook e Menduh Kurtdedës, 61 vjeçarit të vrarë barbarisht nga e dashura e tij dhe dy persona të tjerë. Siç u raportua më vonë, shkak i vrasjes ishte bërë një borxh prej 10 milionë lekësh të vjetra.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *