“Babai i Aleks Nikës duke dëgjuar në diktofon urdhërin për vrasjen e të birit”, gazetari publikon fotot

Gazetari Artan Hoxha ka postuar ën profilin e tij në Facebook disa fotografi, që sipas tij tregojnë babain e Aleks Nikës të vrarë më 21 janar, duke dëgjuar në diktofon urdhërat që çuan në vrasjen e të birit.

Hoxha thotë se babai, nëna, bashkëshortja dhe fëmijët e Aleks Nikës, pas ngjarjes së rëndë që çoi në vrasjen e njeriut të tyre të dashur, janë ende në pritje të drejtësisë.

“Babai i Aleks Nikes, Ndue Nika, duke degjuar në diktofon urdherat e drejtuesve të Gardes, qe çuan në vrasjet e protestuesve me 21 janar 2011.

Mes 4 te vrareve te asaj te premte te ftohte janari, ishte dhe djali i tij, Aleksi, qe kishte dale te protestonte kunder korrupsionit të pushtetit dhe keqeverisjes.

Disa dite pare, me shkova në shtepine e Aleks Nikes, në Lezhe, ku babai, nena, bashkeshortja dhe dy vajzat e tij, presin ende nje pergjigje për skuadren e pushkatimit në bulevardin “Deshmoret e Kombit”, shkruan Hoxha krah fotove”, thotë Hoxha.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *