Babai i Kiarës i indinjuar me komentet negative: “Do të vij me avokat nga Italia”

Babai i Kiarës ishte i ftuar ditën e sotme në “Ftes në 5”, me anë të një lidhjeje Skype. Mes të tjerash ai ka folur për ndryshimin dhe ecurinë e saj, pas rikthimit në “Big Brother VIP Albania”.

Nga Italia, ai tha se çfarëdo që të bëjë Kiara të tjerët do e sulmojnë. Abi, siç e quan e bija, tha po ashtu kundërshtoi opinionistët duke thënë se ata “zgërdhihen” dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën gjatë mbrëmjeve në spektakël.

Zoti Arbër shtoi se për një komentues që kishte shfaqur gjuhë urrejtjeje për të do vijë me avokat nga Italia, pasi këto veprime janë të papranueshme.

I pyetur nga Bieta, ai tregoi se gjatë komunikimit me Kiarën pasi ajo doli nga shtëpia i sugjeroi ta shijonte.

Babai i Kiarës: Ajo ishte shumë e ndrojtur dhe e rezervuar. Por ajo më njoftoi se ka mundësi të rikthehej. Ajo vetëm qante dhe thoshte se ku e dija unë se çfarë duhej të bëja. Unë i thash analizoje se çfarë mund të bëje ndryshe. Nuk ishte në inat e sipër, tani nga ju e kuptova se është përqafuar me Efin dhe ja pra, ajo nuk mban inat. Njerëzit që ajo i do nuk i ofendon, por i injoron. Mendoni këtë njeri sikur të jetë motra juaj, vajza juaj, mendoni se mund të ketë edhe ajo një jetë.

Nëse Kiara do thoshte siç ka thënë dikush tjetër aty më përpara, që mund të bëj fëmijë dhe do i shes organet, këtu në Itali nga një formati njëjtë do ishte përjashtuar. Por aty jo vetëm që nuk u përjashtua, por as u përmend. Kiara nga ana tjetër gjykohet pse nuk e mban kryqin, pse u vesh me të zeza. Nuk ka një argumetn tamam që të thotë Kiara ka bërë këtë. Pashë një analist që thoshte se Kiara u fut që të mos fitojë Luizi, ky ishte kulmi. Shiko Kiara nuk është futur aty për ta fituar. Të të pyes ty Bieta, do të të vinte inat që i dashuri yt të fitonte?

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *