Babai i tre fëmijëve, humb jetën me skuter 38-vjeçari

Një aksident i rëndë është shënuar në Itali, ku ka ndërruar jetë një shqiptar, babai i tre fëmijëve.

Mediat italiane raportojnë se ka ndërruar jetë Altin Lekaj 38 vjeç, i cili jetonte në Itali prej vitesh dhe kishte shtetësi italiane.

38-vjeçari ishte duke udhëtuar me skuter në Via Tre Case, ku në një moment një makinë para tij ka frenuar, shqiptari është përplasur me mjetin në fjalë më pas ka dalë në korësin tjetër të rrugës, ku është përplasur dhe nga një “Audi”.

Ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe mjekët tentuan të kthenin në jetë shqiptarin, por në fund nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse të konfirmonin vdekjen e 38-vjeçarit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *