Eni vendosi të ndaj me Tean një pjesë nga jeta e tij personale, më konkretisht mënyrën se si kajetuar adoleshencën e tij dhe si ka ndikuar një baba alkolist tek ai.
Ai foli me banorët për vështirësitë që ka kaluar në jetë, për shkak se babai i tij ka qenë i alkoolizuar dhe si rrjedhojë ka pasur problem edhe me përqëndrimin dhe kursimin, kështu që Enit i është dashur të punojë vetë për të siguruar jetësën e tij që në moshë të re.Ai shprehu dëshirën për ta ndarë këtë histori publikisht, për një arsye. Që njerëzit të kuptojnë që ai ka hasur vështirsi në jetë për të arritur aty ku është tani.
Eni tha se kur babai i tij pinte, transformohej në një tjetër person. Ai shtoi faktin se për për këtë ves, nuk e fajëson dot 100 përqind babin.
I pyetur nga Ronaldo nëse ai ja ka falur këtë gjë, Eni tha se po. ” Ka patur një periudhë që shkëmbehesha me të dhe nuk i flisja fare. Gjatë kësaj kohe ndihmoja mamin, punoja me ustallarë, me llaç. Periudha më e vështirë ka qenë 15 deri në 18 vjeç. Unë nuk ia vë fajin atij, ai ka një pjesë faji. Të nesërmen ai ishte tjetër person, por kur pinte ai transformohej si njeri. Prandaj ai përfundoi kështu si përfundoi. Prindërit u ndanë”, ka treguar Eni.