Pogradec, rreh nusen e vëllait, arrestohet 36 vjeçari

Një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë fshatin Dardhas në Pogradec, pasi ka dhunuar bashkëshorten e vëllait.

Mësohet se shtetasi me iniciale E.H. ka ushtruar dhunë fizike ndaj asaj dhe si pasojë ka rënë në prangat e forcave blu.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetaseje (bashkëshortja e vëllait të tij)”, thuhet në njoftimin e policisë

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *