Babis Anagnostopoulos kërkon ulje të dënimit, babai i Caroline fajëson edhe nënën e ish dhëndrit

Ndërsa Babis Anagnostopoulos synon të ndryshojë dënimin me burg përjetë, babai i Caroline Crouch është dukshëm i zemëruar me zhvillimet më të fundit nga procesi. Babai i të vrarës Caroline, me deklaratat e tij të reja edhe në MailOnline, duke e quajtur Babis Anagnostopoulos “nuselalë”.

Madje, për herë të parë ai iu referua edhe nënës së Babis Anagnostopoulos, duke theksuar se: Nëna e tij ende beson në pafajësinë e djalit të saj dhe përpiqet ta paraqesë vajzën time si një të keqe, të cilën unë nuk do ta toleroj.

Kur babai i Caroline Crouch u pyet se çfarë do t’i tregonte Lidias së vogël për prindërit e saj, ai u përgjigj: Si do ta prezantoj atë me të? Do i them ky është babai juaj. Meqë ra fjala, ai të ka vrarë nënën dhe prandaj nuk e sheh shpesh. Ai mund të duket simpatik, por në realitet ai është një i pacipë. Ai nuk është lloji i burrit që një vajzë e vogël do të ishte krenare ta quante baba. Nuk ka lidhje me mamanë e saj që ecte dorë për dore me mua në fshat dhe kur takonte një shok klase shikonte burrin e gjatë pranë saj dhe i thoshte “përshëndetje, ky është babai im”. Kjo më ka bërë gjithmonë të jem krenar.

Babis Anagnostopoulos po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për mbytjen e 20-vjeçares Caroline Crouch para vajzës së tyre 11-muajshe në maj 2021, në Greqi. Caroline u mbyt me një jastëk në shtëpinë e tyre në Athinë, me Anagnostopoulos që organizoi një grabitje dhe madje vari qenin e çiftit Roxy në një përpjekje për të mbuluar gjurmët e tij. Ai u arrestua një muaj më vonë pas shërbesës së fundit të gruas së tij.

Anagnostopoulos ndodhet në një burg të sigurisë maksimale në Korydallos, ku edhe ka kërkuar që t’i ulej dënimi prej 27 vitesh. Kjo pasi sipas avokatit të tij, klienti i ishte sulmuar me qëllim për ta vrarë./Mirror

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *