Banda e Aldo Bares i vrau nipin në ’97, si u bë ‘killer’ gjakftohtë Laert Haxhiu

Artan Tafani u arrestua disa kohë më parë nga policia e Tiranës pasi grabiti një shumë parash nga një pikë exchange, por në pak kohë, ai do të shndërrohej në “xholin” e hetuesve, duke i ndihmuar ata në zbardhjen e një sërë ngjarjesh kriminale në vend.

Dëshmia e tij çoi në pranga 15 persona, të cilët ishin “kolegët” e tij në bandën e “famëkeqit” Laert Haxhiu. Edhe pse e sigurt është se ka të tjerë anëtarë që nuk njihen, apo disa të vrarë në vite.

Ishte fare i ri, kur banda e Aldo Bares i dogji shtëpinë, dhe i vrau nipin, Bledar Haxhiun. Laerti i njohur si “killer gjakftohtë” kishte hyrë në botën e krimit pak para se Lushnja, qyteti i tij, ashtu si i gjithë vendi u përfshi në rremujat e 97-s.

Lista e krimeve për të cilat akuzohet Laert Haxhiu është e gjatë, duke përfshirë të paktën 16 krime te rënda.

Mes nëntë vrasjeve për të cilat Haxhiu akuzohet se është organizator dhe porositës janë edhe 2 ekzekutime të ndodhura në Athinë, atë të Lulzim Qorrit, në Dhjetor 2018 dhe Dikens Halilit, në Tetor 2021.Laert Haxhiu ndodhet aktualisht i burgosur në Janinë për largim nga vendi i aksidentit dhe prishje e qetësisë publike.

Kërkesa e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij në Gusht u rrëzua nga Gjykata e Janinës. Rivali i Aldo Bares, kërkohet që prej vitit 2017 për masakrën e Lushnjës, ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, kohë kur u dënua fillimisht nga Gjykata e Lushnjes me 18 vjet burgim për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, si autor i një ngjarje në 2016 me dy plagosur, njeri Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *