Ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, një grua që njihet si aktiviste e shoqërisë civile, ka rrëfyer momentet e saj të vështira. E ftuar në një studio televizive, Nora ka folur për familjen, ka vlerësuar me notat më të larta nusen e djalit teksa e ka konsideruar si vajzë, por me ndjeshmërinë më të lartë ka prekur dhe sfidën e vërtetë me një sëmundje të rende.
Ajo ka treguar se është munduar ta përballoj atë me dinjitet duke u kujdesur për të mbajtur të lartë moralin dhe shpresën për të mposhtur sëmundjen.
“Bëra një eko, doktori u alarmua shumë, dhe nisi të më thoshte se nuk më shihte mirë, ndaj më dha disa kura të tjera. Ndërkohë unë nisa të shihja një anë tjetër. Mu duk sikur mbi mua, po bëheshin pazare. Pra, mjekët diskutonin me njëri tjetrin: operacionin do ta bëjë ky, dhe duhen kaq lekë. Ne do lidhemi me filanin, sepse ai është i mirë…”- tha Nora.
Ndërkohë ajo nuk harroi që të jepte edhe një mesazh të fortë për të gjithë. “Asnjëherë mos mëshironi asnjë sepse jeta është sfidë është e bukur dhe fundi duhet të jetë me dinjitet.
Jeta është e bukur edhe kur të bien flokët, kur unë shkoja tek estetistja dhe më thoshte ‘shiko sa bukur të kam bërë’, këtu gjej rastin të falënderoj dhe vajzat që kujdesen për mua.”- tha Nora Malaj.