Iku tek i dashuri në Itali, 22-vjeçarja zhduket sapo zbret në Rinas, babai: Familja e djalit nuk e pëlqeu dhe i prenë biletën

Një 22 vjeçare ka humbur kontaktet me familjen që prej 3 ditëve, pasi ka zbritur në Rinas. Ka qenë babai i së resë i cili ka bërë denoncim në Polici, duke thënë se vajza e tij ishte zhdukur sapo kishte zbritur në Rinas pas një udhëtimi në Itali.

Burime bëjnë me dije se vajza prej 2 vitesh ishte në kontakt dhe fliste me një djalë që jetonte në shtetin fqinj, Itali. Ajo iu ka treguar familjes për këtë lidhje dhe ata kanë rënë dakord që vajza të shkonte drejt Italisë për të filluar bashkëjetesën me të dashurin.

Sipas dëshmisë së babait, në 31 mars 2023 vajza shkon tek i dashuri. Por familja e djalit nga Durrësi duket ka shprehur mos pëlqim për vajzën. Për këtë arsye ata i kanë prerë një biletë kthimi për në Shqipëri.

Sapo ka zbritur në aeroportin e Rinasit ajo ka humbur kontaktet me familjen e saj, të cilët shkuan të alarmuar në Polici, ku këta të fundit po punojnë për gjetjen e saj.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *