Bëri ndërhyrje estetike në Spitalin Amerikan, vdes 31 vjeçarja në Tiranë

Një 31-vjeçare ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Amerikan.

E reja iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit (për të hequr lëkurën e varur dhe për ta bërë elastike) ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë.

Aktualisht trupi i të resë ndodhet në morg ku po i bëhet autopsia, ndërsa familja ka kallëzuar rastin në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm.

Sipas familjarëve, 31-vjeçarja Irida Hasalla vuante dhe nga tumori në mitër për të cilin kurohej në Belgjikë por mjekët e Spitalit Amerikan i thanë që kjo ndërhyrje nuk do të ndikonte në gjendjen e saj.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *