Vjollca Gjura, nga Elbasani është rritur në një familje që i përket besimit të fesë islame.
Duke u njohur me vlerat e muajt të ramazanit, ajo nisi të agjërojë 28 vite më parë, atëherë kur ishte ende një vajzë e vogël.
“Agjërimi im ka nisur i hershëm që në moshën 12-vjeçare. Çdo besimtare duhet të agjërojë sepse ajo është fillimisht një prej kushteve të fesë islame. Çdo besimtar fillimisht informohet me bukuritë të këtij muaji, me vlerat, informohet me atë çka ai i premton besimtarët nëse ai e realizon. Dhe përballë kësaj depoje shpërblimesh mirësive që mund të marri gjithsecili është i gatshëm të shkojë ta përqafojë atë“, tha besimtarja Vjollca Gjura.
E ndërsa besimi në zot rritej sa herë Vjollca, vendoste kokën mbi sixhade, pas disa vitesh në periudhën e adoleshencës ajo vendosi të përqafojë një tjetër detyrim të gruas në islam.
“Vendimi për mbulesën ka qenë në moshën 16-vjeçare. Mbulesa është një akt devotshmërie ku secili arrin ta kurorëzojë atë në momentin që e ndjen veten të gatshme ta përfaqësojë denjësisht dhe ta prezantojë atë shumë qoftë në nivelin individual dhe atë shoqëror”, deklaroi besimtarja.
Por detyra e gruas në islam nuk është vetëm falja pesë herë në ditë. Pasi femra në islam luan një rol vedimmarrës në familje dhe shoqëri. Një grua muslimane gëzon po aq të drejta sa një burrë. Kështu Vjollca pas besimit nuk ka lënë pas dorë dhe zhvillimin e saj inteletual duke përfunduar studimet në dy fakultete. Profesioni i saj është punonjëse sociale, për drejtat e grave.
“Gruaja në islam është një figurë që nderohet dhe respektohet nga çdo individ që ajo e ndërton marrëdhënien e saj familjare dhe shoqërore. Nëse ka dikush që e fiton xhenetin i dërguari i Zotit Muhammed a.s shpjegon që xhenetin e fiton pikërisht kur t’i i shërben nënës tënde. Dhe kur është pyetur i dërguari i Zotit se kë unë duhet të respektoj më shumë?! I është përgjigjur nëna juaj, nëna juaj, nëna juaj dhe në fund fare babai juaj. Jo se babai nuk ka në integritet në zhvillimin e fëmijës, por sepse duke marrë parasysh që gruaja biologjikisht është ndryshe përjeton dhe vuajtje më të mëdha. Dhe në këtë kontekst islami i siguruan asaj pas gjithë vështirësive shpërblimin”, tha besimtarja Vjollca Gjura.
Një grua myslimane në Shqipëri gëzon të drejtën e mendimit dhe veprimit, por që të fitohet kjo pavarësi pas besimit ajo ka nevojën e shkollimit.