Bie ashensori në Tiranë, humb jetën 58-vjeçari që punonte në të zezë në pallat

Të tjera detaje janë zbardhur nga vdekja e 58-vjeçarit Tonin Marku në Tiranë, pas shkëputjes së një ashensori në një pallat në ndërtim në zonën e ish-fushës së Aviacionit.

Viktima, i cili banonte në Kamëz ishte punëtor në pallatin që po ndërtohej, por në të zezë dhe i padeklaruar.

Sipas policisë, ditën e djeshme familjarët e tij kishin denoncuar se 58-vjeçari nuk ishte kthyer në banesë.

Ashensori përdorej nga punëtorët për transportin e materialeve, teksa dyshohet se për shkak të një defekti ka rënë nga kati i parë në -1, duke zënë poshtë punëtorin.

Policia po merr në pyetje punëtorë të pallatit për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *