Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kalanë e Rozafës.
Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se turisti nga Sllovenia, 65 vjeç është rrëzuar dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale.