Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon nisi të komentohej deklarata që familja e ish-burrit të Diola Dostit kishte bërë pasi ajo lindi sërish vajzë.
“Ti bëke vetëm vajza” kishin thënë ata siç tregoi Diola në spektaklin e mbrëmshëm, ndërsa historia e saj personale preku shumë njerëz.
E ftuar në studio ishte Dasara Karaiskaj, Daniela Shima dhe Migena Shehaj. Sipas Dasares, Diola nuk duhet t’i tregonte këto histori dhe nuk duhej kurrësesi t’ia linte vajzat bashkëshortit.
“Nëna është si një ulkonjë që nuk duhet t’i lëshojë nga kthetrat fëmijët e saj”, tha ndër të tjera ajo, ndërsa më vonë theksoi se asnjëherë figura e nënës nuk mbushet vetëm nga prezenca e babait.
Thënë këtë, ajo lexoi një mesazh që i erdhi live nga e ëma: Në Shkodër thuhet “Babai të lë të varfër, ndërsa nëna të lë jetime”.
Mirëpo kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Bieta, e cila pati rezerva për publikun dhe qëndrimet e Dasarës dhe Migenës në studio.
“Akoma vazhdoni mendoni se babai të lë të varfër? Keni punuar gjithë jetën ju, Dasara vetë punon, Migena bën 7 punë, ne bëjmë punë nga mëngjesi deri në darkë dhe nëna nuk e ka të gjithë mundësinë për të të mbajtur me të mira? Dhe babai nuk të likërka jetim nëse të mungon dashuria e tij? Ne kemi disa shprehje, por ka ardhur koha ti reformojmë sepse edhe gratë punojnë, por edhe baballarët punojnë dhe janë të dashur e të dhimbsur dhe nuk sjellin vetëm lekë”, tha ndër të tjera ajo.