Lajm i mirë për shoferët e pakujdesshëm, ulje e madhe e gjobave për makinat

Deputetët e opozitës dhe mazhorancës kanë miratuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese disa ndryshime në Kodin Rrugor.

Në Komision u miratua në parim për të zgjatur 15 ditë afatin e pagimit të gjobave pa kamat vonesë nga 5 që ishte dhe për të përfituar 50% ulje nga 20% që është aktualisht në Kodin Rrugor.

Po ashtu një tjetër ndryshi është që nga 110 km/ orë në autostradë do të lejohet qarkullimi me 130 km/orë. Po ashtu vlefshmëria e patentës do të zgjasë 15 vite nga 10 që është momentalisht. Këto vendime janë miratuar parimisht në Komision, ndërsa pritet që nesër të miratohen edhe në Kuvend.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *