Bizneset në Korçë vuajnë për fuqi punëtore, të rinjtë: “Pagat janë shumë të ulëta”

Një pjesë e bizneseve në qytetin e Korçë vuajnë për mungesën e fuqisë puntore. Bëhet fjalë kryesisht për sektorin e hoteleri-turizmit dhe shërbimeve, ku kërkesat për punonjës janë më të larta. Për specialistin e burimeve njerëzore Krenar Myrteza, gjatë muajit të fundit në platformën që ai administron, janë më shumë se 100 vende vakante, ndërkohë që sipas tij i lartë është edhe numri i të rinjve që kërkojnë të punësohen në profile specifike pune.

Nga ana tjetër janë vetë të rinjtë që janë skeptikë për t’u punësuar në sektorë të veçantë për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të punës, duke gjetur si zgjidhje largimin jashtë vendit.

Një gjë e tillë pranohet edhe nga specialisti i burimeve njerëzore i cili thotë se pagat e ulëta dhe kushtet e punës bëjnë që të rinjtë të hezitojnë të punësohen në tregun vendas. Nga ana tjetër Myrteza thekson se ka një mosrakordim mes kërkesave të punëkërkuesve dhe punëdhënësve.

Sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri për të rinjtë 15-29 vjeç është 20,5 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2021, shkalla e papunësisë për të rinjtë, në tremujorin e tretë të vitit 2022, është rritur me 0,6 %./A2CNN

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *