Brenda burgut të të miturve në Kavajë: “Na iku rinia, unë këtu jam që 15 vjeç…”

– Në Burgun e Kavajës janë 18 të mitur të dënuar. Ata janë dënuar ose në proces gjykimi për vepra të ndryshme penale, nga vjedhja e deri tek më e rënda, vrasja.

Kamera e Euronews Albania ishte këtë të hënë brenda ambienteve ku minorenët po vuajnë dënimin. Disa janë penduar për krimet e bëra, të tjerë refuzojnë të përgjigjen. Jeta brenda katër mureve, nuk ka qenë dhe fort e lehtë për ta.

“Më mungojnë shumë gjëra, të ikën rinia unë kam rënë sa kam bërë 15 vjeç, bie të dal 19 vjeç. Kam rënë për vjedhje me dhunë grabitje, vetëm se e kam pas armë të ftohtë… Qefi bëhët kur je i vogël, me 19 unë do kap ritmin siç e kanë kapur ata në kohë time, ngel shumë mbrapa kam ngel dhe do vazhdoj”, tha një i burgosur.

“Këtu është qëndër rehabilitmi, çunat më mirëpriten mirë por mahnia e burgut, emri që ka, të vret… Gjithmonë burgu ka kufizimet e veta, nuk ka lirshmëri të madhe…që nuk rrinë gjithë ditën me familjen, nuk je pranë tyre”, tha një tjetër i burgosur.

Një tjetër i burgosur tregon se aty, në burgun e Kavajës, pjesën më të madhe të kohës e zënë programet e ndryshme mësimore, sociale e psikologjike për tu ardhur në ndihmë minorenëve. Qëllimi ëshë të mos përsërisin ato vepra penale për të cilat po vuajnë dënimin.

“Paradite kemi shkollë, mbasdite kemi aktivitete, luajmë në kompjuter, futboll, palestër dhe kemi kurse profesionale. Është me sezon, njëhërë do të kalosh tek puna me dru, pastaj tek hidrauliku… diplomën e marrim këtu”, tha ai.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *