Një 56 vjeçar është arrestuar sot pasi ka rrahur barbarisht partneren e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Drithas, Maliq. Policia bën me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Arif Myftarago, 56 vjeç, i cili akuzohet se dhunoi bashkëjetuesen, duke e goditur me shkelm në bark.
Për pasojë kjo e fundit ka abortuar, pasi ndodhej në muajin e dytë të shtatzënisë dhe tashmë ndodhet në maternitetin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me shkelm në bark, bashkëjetuesen e tij e cila për pasojë ka abortuar fetusin 2-muajsh dhe ndodhet në maternitetin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.