Habit ish banorja e BB Vip: Legalizoni kanabisin, më ndihmoi të ngelesha shtatzënë

Ish-banorja e Big Brother në një intervistë ka folur për jetën Personae, por ka dhënë edhe mendimin në lidhje me legalizimin e kanabisit mjekësor në vendin tonë.

Ajo ka thënë se është pro legalizimit të kanabisit mjekësor, teksa tha se ka provuar trajtim me vajin e kanabisit dhe se më pas ka ngelur shtatzënë.

“Unë e kam provuar kanabisin, në vende ku lejohet. Flas për atë në formë vajore sepse nuk kam tymosur asnjëherë. Kisha lexuar që të rrit kreativitetin dhe në atë kohë po bëja linjën time.

Por jo që linjën nuk e bëra, por mbeta shtatzënë. Pra, pati efekt në këtë anë. Vajza e tretë ka ardhur si pasojë e vajit të kanabisit dhe prandaj jam pro legalizimit”, tha ajo për “S’e luan Topi”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *