Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë mbrëmjen së shtunës ku një burrë ka vrarë gruan tij.Gjergji Mullalli ka vrarë bashkëshorten e tij 46-vjeçare, Luiza Mullalli e më pas e ka hedhur trupin në gropën e ujrave të zeza.
Mësohet se ata ishin në proces divorci dhe ndaj Gjergjit ishte lëshuar dhe një urdhër mbrojtje nga autoritetet pasi bashkëshortja e tij e ka akuzuar për dhunë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zemblak të Korçës.Ndërkohë, janë publikuar edhe fotot e autorit, Gjergj Mullalli dhe të viktimës, Luiza Mullalli.