Çfarë duhet të bëjmë natën e Vitit të Ri që të kemi më shumë para në 2023

Nata e madhe e ndërrimit të viteve po vjen dhe me siguri shumica prej jush jeni duke u përgatitur për darkën e fundvitit. Megjithëse ky vit i ri na gjen si popull ndoshta më të varfër, ka disa njerëz që besojnë se nëse e manifestojmë sa më shumë, aq më shumë para do të kemi.
Nëse besoni tek bestytnitë, më poshtë ju tregojmë disa nga gjërat që duhet të bëni natën e Vitit të Ri që të keni sa më shumë para.

Në kultura të ndryshme njerëzit bëjnë këto gjëra:

1- Të gjitha paratë cash që keni ë shtëpi futini poshtë tapetit. Kjo praktikë ndiqet nga populli rumun. Ata besojnë se vendosja e parave poshtë tapetit kur ora shkon 12 Viti i Ri do t’ju sjellë më shumë të ardhura financiare. Për të pasur akoma më shumë fat vishni të brendshme të kuqe ose thyeni gotat natën e vitit të ri.

2-Ndizni furrën dhe muzikën

Në shumicën e rasteve paratë vijnë kur fitohen me djersë. Prandaj nëse dëshironi që Viti i Ri të jetë i mbarë shumë njerëz në Trinidad dhe Tobago besojnë se çelsi është që të keni një shtëpi të pastër dhe të mblidhni familjarët tuaj duke gatuar gjëra të shijshme për ata. Ëndrrat do ju bëhen realitet nëse gatuani fasule të zeza për ditën e vitit të ri.

3-Hani mirë.

Populli afgan rekomandon se nëse kombinoni natën e Vitit të Ri, frutat e thata si bajamet, lajthitë , arrat, qershitë, kajsitë dhe rrushin e thatë fati i mirë do ju ndjekë gjatë gjithë vitit tjetër.

4-Thuajini lamtumirë fatit të keq

Në Brazil njerëzit vishen me të bardha sepse besojnë se Viti i Ri në këtë mënyrë do t’ju sjellë paqe dhe qetësi mendore. Ata rekomandojnë se Viti i Ri duhet t’ju gjejë në ujë dhe sapo t’ju afrohen dallgët duhet të hidheni sa më lartë të mundeni.

5-Mbusheni shtëpinë tuaj me para dhe fruta të rrumbullakëta.

Ndërsa në Filipine nuk është e nevojshme t’i drejtoheni detit në vend të saj ata veshin rroba me pika dhe hidhen aq sa kanë mundësi në mesnatë. Për t’ju sjellë akoma më shumë fat ata rekomandojnë të hidhni disa monedha nëpër dhomat e shtëpisë kur ora shënon 12. Gjithashtu mbajini dritat ndezuar gjatë natës dhe mbusheni tavolinën e Vitit të Ri me fruta të rrumbullakta të madhësive të ndryshme.

6-Hani disa kokrra rrush dhe bëni gati valixhen

Frutat janë protagonistët kryesor në traditat e Amerikës Latine: Në Venezuelë ose Bolivi, njerëzit për të pasur sa më shumë fat hanë ekzaktësisht 12 kokrra rrushi në mesnatë. Për ata që 2023 do t’i gjejë duke udhëtuar botën ja një truk fatsjellës që mund të bëni: Merrni valixhen dhe bëni disa xhiro me të rreth shtëpisë, kjo do ju rrisë mundësitë që të shikoni vënde të reja gjatë Vitit të Ri.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *