“Çfarë kam bërë kështu?” I riu që vrau nënën në Përmet ishte student ekselent

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Përmet, ku një djalë ka mbytur me qese plastmasi nënën e tij. Albion Muhollari ishte student ekselent në SHBA nga ku ishte kthyer disa ditë më parë.

I riu ka përfunduar për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara.

Sipas gazetarit të Report Tv, Piro Nase, përgjatë qëndrimit ka pirë veçse ujë dhe ka ngrënë një molto. Ai pranoi dje krimin që kishte bërë por refuzoi të jepte shpjegime për ngjarjen pasi nuk ishte në gjendjen e duhur.

Megjithatë, i ati i Albi Muhollarit në momentin që ndodhi ngjarja, bën fajtor mjekun Kiço Stefanidhi. Sipas tij, i biri do duhej të qëndronte në spital.
Për ‘Shqipëria Live’ ka folur ditën e sotme mjeku, i cili vetëm 2 ditë para kësaj ngjarjeje e kishte kontolluar dhe vizituar.

Mjeku Koço Stefanidhi është shprehur se ai i kishte bërë një vizitë autorit ndërkohë që nuk kishte identifikuar tek ai asnjë sjellje dhune apo veprimtari të dyshimtë.

“Djali ka ardhur në spital në orët e pasdites për një vlerësi dhe konsultë për problemet të shprehte nënëa që ka patur një deformim në sjelljet me të ëmën.

Djali me mua ka komunikuar rrjedhshëm, me arsyetym të pranueshëm dhe kushte krejtësisht qetësie.

Nëna nuk refereonte se kishte probleme të tjera në Amerikë. Në kushtet që ishte ai uk mund t’I vija një diagnozë sepse nëna nuk deklaronte asnjë lloj trajtimi apo sjellje.

Sipas nënës ai kishte një humor të rënë dhe mbi këto baza unë nuj të vërtetoja që ai kishte probleme psikolegjke. Ai qendroj këtu 2 orë e gjysmë dhe e pash vetëm dy herë.

Herën e dytë e pash vetëm për merak por ishte në kushte totalisht qetësie, ndaj unë I thash të shkonte në shtëpi.”- tha mjeku.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *