Copëtoi me skaf vogëlushen në Himarë, dosja kundër Arjan Tases e nxjerr të pafajshëm?

Prokuroria e Vlorës është në udhëkryq për kualifikimin e veprës penale ndaj ish-shefit të komisariatit të Himarës, Arjan Tase që përplasi Jonada Avdiajn shtatë muaj më parë, me skaf për vdekje. Dosja kundër tij është në fazën përfundimtare nga prokurorja Eranda Felaj, por dy veprat e mundshme penale që mund t’i atribuohen janë “Vrasje nga pakujdesia” apo “Vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte”.

Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se një dokument i mbërritur nga Agjensia Kombëtare e Bregdetit në prokurorinë e Vlorës, ka treguar se pikërisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja, ka pasur një korridor ujor për të lundruar mjetet motorike.

Kjo përgjigje ka sjellë anomali në hetimin e mëtejshëm të këtij rasti, pasi prokuroria e Vlorës është e pasigurt në kualifikimin e saktë të akuzës penale ndaj ish-shefit të komisariatit të Policisë Sarandë, Arjan Tase.

Përgjigja e Agjencisë Kombëtare të Bregdetin, tregon se Arjan Tase ka qenë duke lëvizur në një korridor ujor të krijuar pikërisht në plazhin e Potamit. Familja Avdia, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në Atdhe për pushimet e verës. Ata zgjodhën pikërisht plazhin e Potamit, vend që u kthye në makthin e tyre më të madh, pasi Jonada e vogël u përplas për vdekje nga skafi i Tases.

Kjo ngjarja solli pezullimin e të gjithë zinxhirit në Policinë Kufitare të Vlorës, por pak muaj më vonë, efektivët u kthyen sërish në detyrë, por duke u ulur në gradë. Vetë autori i ngjarjes, Arjan Tase ka pranuar autorësinë e krimit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *